Dua Lipa e do Pink derisa Jack Whitehall e do babain e Duas

Mediale Vip

Dua Lipa e do Pink derisa Jack Whitehall e do babain e Duas

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 07:40
Dua Lipa

Nikoqiri i Brit Awards, Jack Whitehall, i ka propozuar këngëtares së njohur me prejardhje kosovare, Dua Lipës që t’i ‘shkëmbejnë’ baballarët.

Dua Lipa në këtë ceremoni ku edhe mori çmimin për “këngën më të mirë” ishte me gjithë familjen e saj – të cilën e kishte marrë me vete vitin e kaluar edhe në skenë.

Në ndërkohë, Whitehall ka shprehur gjithë admirimin e tij për babain e Duas, Dukagjin Lipën – një yll i muzikës pop në Kosovë..

Në ndërkohë, Lipa ka rrëfyer se ajo është emocionuar jashtë mase dhe ka qarë pasi ka takuar një nga idolet e saj, Pink – në prapaskenë.

“Unë e kam dashur atë gjithmonë, kam dëgjuar muzikën e saj pothuajse gjatë gjithë jetës time”.

“A e dini që njerëzit thonë se në jetë nuk arrin të takosh ata që i ke idolë? Jam shumë e lumtur që e kam arritur një gjë të tillë”, ka thënë Dua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat