Tayna i reagon deputetit të LDK-së, Haxhi Avdylit

Mediale Vip

Tayna i reagon deputetit të LDK-së, Haxhi Avdylit

Më: 23 janar 2019 Në ora: 23:43
Tayna

Reagon artistja pas kërkesës që të mos transmetohen këngët që promovojnë drogën

Tayna ka reaguar pas propozimit të deputetit të LDK-së, Haxhi Avdyli për ndalimin e promovimit të këngëve ku përmendet droga. 

Deputeti i LDK-së, ia ka propozuar sot Komisionit për Shëndetësi, që në vitin 2019 të ketë një iniciativë ligjore, e masa të tjera për ndalimin e promovimit të drogave në televizione. 

Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe vetë deputeti përmes një statusi të bërë në rrjetin social, Facebook.

"Sdo ketë më promovim nē TV për marihuana, kokaina, kolombiana e as heroina. Duke parë e dëgjuar promovimin e drogave në TV tonat në këngë e spote, sot në komision për shëndetësi , për vitin 2019 propozova iniciativë ligjore, e masa tjera për ndalimin e promovimit të drogave në TV e gjetiu pëmes këngëve e spoteve me droga . Për rini të shëndoshë, kundër promovimit të narkotikëve morra përkrahje nga të gjithë deputetët", ka shkruar Avdyli.

Pas këtij propozimi të bërë nga deputeti Avdyli ka reaguar edhe Tayna, e cila i ka kënduar drogës në këngën e saj, “Columbiana” që njëkohësisht është edhe kënga që i dha famën.

Tayna përmes një reagimi të bërë në rrjetin social, Instagram ka thënë që artistët nuk janë ata që kanë rol edukues në shoqëri, por argëtues.

“Ne nje shtet ku vet nuk mujn me ndal perdorimin e narkotikve ose shume gjerave tjera nuk ma merr mendja qe na si artist kemi shume peshe t’madhe n’veprime t’njerzve.Na veq knojm edhe mundohemi me argetu popullaten.Une perveti nuk perdori asgje nga keto,bile as duhanin qe ju shumica e perdorni e qe poashtu eshte shume i demshem.Kush don me perdor,na sun e ndalim.Kush nuk don,na nuk mujm me shti.Tek e fundit nuk e kemi rolin e prinderve per me eduku aske.Ky eshte vetem nje zhaner i muzikes qe ka tema te tilla e qe degjohet vetem prej atyre qe e pelqejn.Ju jeni rrit me muziken Rock qe poashtu ka pasur tema te tilla.Nuk duhet me marr personale asgje qe thuhet ne tekste te kengeve.Asnjehere te rinjeve nuk iu rekomandoj te perdorin lende te tille.E femijet tuaj jane ne doren tuaj qfare i lejoni e qfare s’i lejoni me degju, me pa ose si i edukoni.Besoj qe kemi probleme ma t’mdhaja n’shtet…”, thuhet në reagimin e artistes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat