Postoi foton si dukej në vitin 2008, Bes Kallaku shkrin së qeshuri fansat e tij

Mediale Vip

Postoi foton si dukej në vitin 2008, Bes Kallaku shkrin së qeshuri fansat e tij

Më: 16 janar 2019 Në ora: 16:07
Bes Kallaku

As aktori i njohur i humorit Bes Kallaku nuk i ka shpëtuar sfidës më të re, për të postuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet 10 vite më parë dhe tani.

Në profilin e tij në “Instagram”, ai ka publikuar një fotografi ku zbulon si ka qenë në vitin 2008 dhe në 2018-n.

Por ndryshe nga kolegët e tij artistë, Besi ka vendosur që të bëjë pak humor me postimin e tij. Ai ka bashkuar dy foto ku shfaqet nga rolet që ka luajtur gjatë karrierës së tij.

Në imazhin e vitit 2008 ai ka marrë një foto ku shfaqet me flokë të gjata e buzë të lyera, si një femër. Ndërsa në foton e 2018-s ai ka vendosur që të nxjerrë një imazh të tij si plakë.

Fotografia ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku vihet re se fansat e tij janë shkrirë së qeshuri nga ky postim i Besit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat