Nesër në Tetovë dhe Shtip vazhdon debati publik për ndryshimet kushteuese

Maqedonia

Nesër në Tetovë dhe Shtip vazhdon debati publik për ndryshimet kushteuese

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 19:01
Foto

Dy nga pesë debatet publike të organizuara nga qeveria për katër propozim amendamentet do të mbahet nesër në qytetet e Shtipit dhe Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në tre debatet publike në Shkup ku u përcollën propozimet e ekspertëve për përmirësimin e propozim amendamenteve, si dhe tejkalimi i hendekut kushtetues lidhur me nënshkrimin e ligjeve nga Presidenti.

Nesër në debatin publik do të marrin pjesë përfaqësuesit shkencor dhe të ekspertët publik, deputetë, qytetarët, por jo edhe përfaqësuesit dhe deputetët e opozitës.

Pas debateve të nesërme, Qeveria duhet të paraqesë një raport në Kuvend, ndërsa kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, duhet të caktojë një seancë jo më herët se tridhjetë ditë. Në këtë fazë të ndryshimeve kushtetuese, propozim amendamente mund të paraqiten edhe nga deputetët. Ndryshimet kushtetuese do të konsiderohen të miratuara nëse 80 deputetë votojnë “për” ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat