Ngjarjet e 27 prillit: Publikohen mesazhet mes Veljanoskit dhe të akuzuarve tjerë

Maqedonia

Ngjarjet e 27 prillit: Publikohen mesazhet mes Veljanoskit dhe të akuzuarve tjerë

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 13:49
Trajko Veljanosk

Sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Në seancën e sotme janë prezantuar SMS porositë që ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, i ka shkëmbyer me deputetin e atëhershëm të OBRM-PDUKM-së Dimitar Stevananxhija.

Në një nga bisedat e publikuara që është bërë më 28.02.2017 gjatë protestave në Prilep, shihet se Veljanoski e ka lavdëruar deputetin, duke i thënë se është plotë energji dhe se ai duhet ta mbrojë në Kuvend.

“Je i mbushur me energji, do të më mbrosh në Kuvend. Përkrah teje dhe Krstos nuk kam dert”, i thotë Velanoski, Stevanaxhisë.

Për të njëjtat protesta Veljanoski ka komunikuar edhe me Nikolla Gruevskin, më 25.02.2017 rreth orës 15:05 dhe e këshillon ish-kryeministrin që protestat e planifikuara në Prilep t’i shtyjnë për një ditë më vonë, pasi siç thotë, maqedonasit do të jenë më të elektrizuar.

Për përshtypjen e protestave është interesuar edhe ambasadori i Maqedonisë në Kinë, Oliver Shambevski. Ai në bisedë me Veljanoskin e pyet nëse protestat do të kenë rezultat, gjegjësisht a do të pengohet formimi i qeverisë, ndërsa Veljanoski i përgjigjet duke i thënë se “nëse duhet me mur do ta pengojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat