Punonjësit e “Sjekurikom” i kërkojnë pagat e papaguara para Qeverisë

Maqedonia

Punonjësit e “Sjekurikom” i kërkojnë pagat e papaguara para Qeverisë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 13:36
Foto

Punonjësit e “Sjekurikom” protestojnë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Siç thonë nuk janë të kënaqur nga mosplotësimi i premtimit se do t’ju paguhen tre pagat e mbetura nga muaji korrik, gusht dhe shtator.

Theksojnë se javën e kaluar u është premtuar se do të bëhet pagesa e pagave, ndërsa tani siç theksojnë, u është thënë se pagesa do të fillojë për dy deri në tre ditë.

Policia e orienton komunikacionin para Qeverisë në pjesën nga urra Goce Dellçev në drejtim të Karposhit, ndërsa komunikacioni në anën tjetër të bulevardit zhvillohet lirshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat