Fillon debati për ndryshimet kushtetuese, deputetët e OBRM-PDUKM-së të pranishëm në sallë

Maqedonia

Fillon debati për ndryshimet kushtetuese, deputetët e OBRM-PDUKM-së të pranishëm në sallë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 12:03
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë ka filluar seancën e 61-të në të cilën në rend dite është propozimi për qasje dhe ndryshim të Kushtetutës së vendit, që është dorëzuar nga Qeveria.

Në sallë të pranishëm janë edhe deputetë të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ndërsa kryeministri Zoran Zaev ka arsyetuar propozimin për ndryshim të Kushtetutës.

Përndryshe, në Komisionin amë të Kuvendit për çështje kushtetuese të premten, pas një debati dyditor, u miratuan përfundimet për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese dhe Qeveria në afat prej 15 ditëve duhet të përgatitë projekt-amendamnete dhe t’ia dorëzojë Parlamentit.

Mbështetje për qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës dhanë deputetë të shumicës në pushtet, përderisa deputetët e OBRM-PDUKM-së votuan kundër.

Që të miratohet nevoja për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese duhet të votohet prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i deputetëve në Parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat