Detaje nga vrasja e mbrëmshme në Reçicë të Vogël, policia tregon se si ka ndodhur ngjarja

Maqedonia

Detaje nga vrasja e mbrëmshme në Reçicë të Vogël, policia tregon se si ka ndodhur ngjarja

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 10:54
Foto

Mbrëmë rreth orës 22:30 në Reçicë të Vogël në Tetovë ka ndodhur një vrasje, ku burri me armë zjarri vrau gruan e tij.

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje lidhur me këtë rast. Ata thonë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lubotenska” në fshatin Reçicë e Vogël të Tetovës.

“Më 14/10/2018 rreth orës 22:35 në rrugën “Lubotenska” në fshatin Reçicë e Vogël, A.K (53) nga Reçica e Vogël me pistoletë ka qëlluar gruan e tij H.K (52), e cila ka ndërruar jetë. Më pas, A.K ka qëlluar edhe në drejtim të një makine “Golf” me targa të Tetovës, në të cilën ka qenë pronari R.XH (50), e cila ka qenë e parkuar në rrugën “179” në Reçicë të Vogël, por nuk e ka lënduar. Pas kësaj, A.K është larguar me makinën e tij”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ata shtojnë se hetime në vendin e ngjarjes ka kryer Prokuroria Publike dhe ekipi i SPB Tetovë, ndërsa janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Pas urdhrit të Prokurorisë Publike trupi i të ndjerës është dorëzuar për autopsi, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit të vrasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat