Nesër do të ketë protesta dhe bllokada para Kuvendit të Maqedonisë

Maqedonia

Nesër do të ketë protesta dhe bllokada para Kuvendit të Maqedonisë

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 20:30
Kuvendi i Maqedonisë

Shoqata e qytetarëve “Rilindja” nesër, më 15 tetor, paralajmëron protesta dhe bllokada para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për të parandaluar rrezikun, presionin, kërcënimet, shantazhet dhe dhunën, shtypjen dhe shkatërrimin e popullit maqedonas dhe shtetit të Maqedonisë.

Protesta do të filloj në orën 10:00, kur dhe fillon seanca parlamentar ku do të diskutohen ndryshimet kushtetuese. Organizatorët paralajmërojnë protesta çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 14:00, derisa të plotësohet kërkesa për dorëheqjen e qeverisë aktuale.

“Ne do të drejtohemi me fjalim përpara Kuvendit me një thirrje të përgjithshme publike për vazhdimin e rezistencës së vazhdueshme maqedonase, mosbindjes popullore/civile, kundër politikave të dëmshme jodemokratike dhe antishtetërore të qeverisë së paligjshme”, thuhet në deklaratën e tyre.

Gjithashtu ata paralajmërojnë edhe mbledhje maratonike popullore dhe demonstratat para Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë.

Komisioni Parlamentar për Çështjet Kushtetuese më 10 tetor, me dhjetë vota “për” dhe shtatë “kundër”, miratoi propozimin e qeverisë për fillimin e ndryshimeve kushtetuese. Kuvendi do të fillojë nesër votimin mbi ndryshimet kushtetuese, miratimi i të cilave kërkon një shumicë prej dy të tretash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat