Viti i ardhshëm sjell pikëpagesa të reja rrugore

Maqedonia

Viti i ardhshëm sjell pikëpagesa të reja rrugore

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 18:03
Dy pikë-pagesat e reja në Demir Kapi dhe në Gjevgjeli janë duke u ndërtuar

Nga maji i vitit të ardhshëm do të fillojë të paguhet taksë rrugore në autostradën e re Demir Kapi-Smokvicë.

Nga maji i vitit të ardhshëm do të fillohet të paguhet taksë rrugore në autostradën e re Demir Kapi- Smokvicëm.

Dy pikë-pagesat e reja në Demir Kapi dhe në Gjevgjeli janë duke u ndërtuar dhe duhet të përfundojnë deri në fund të prillit.

“Nga këto pikë-pagesa ajo në Gradsko dhe kjo në Petrovec tashmë janë në fazën përfundimtare dhe unë pres që deri në fund të nëntorit të përfundojnë. Bashkë me Sopotin, Otovicën dhe Ramanlinë të kemi një tërësi të pikë-pagesave elektronike meqë është paksa e diskutueshme se sa është praktike që të lëshojmë në përdorim vetëm dy pikë-pagesa. Sopoti, Otovica, Ramanlia në këtë moment tani, nëse duam tani mund të punojnë me kartela me prekje. Megjithatë duam të bëjmë një tërësi nga Kumanova deri në Shkup, nga Shkupi deri në Kavadar që të lëvizni në këtë drejtim me mënyrën e re me kartela dhe me prekje”, ka drejtori i Agjencisë Rrugore, Zoran Kitanov.

Por, përveç këtyre dy pikë-pagesave të reja, janë planifikuar edhe tri në autostradat e reja.

Vitin e ardhshëm taksë rrugore do të paguhet edhe në dy pikë-pagesa rrugore që do të vendosen në autostradën Milladinovc-Shtip, ndërsa një pikë-pagesë është parashikuar në autostradën Kërçovë-Ohër, pasi që të ndërtohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat