Nikollova: Nëse ndryshimet kushtetuese nuk kalojnë në Kuvend, zgjidhje do të jenë zgjedhjet e shpejta

Maqedonia

Nikollova: Nëse ndryshimet kushtetuese nuk kalojnë në Kuvend, zgjidhje do të jenë zgjedhjet e shpejta

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 14:32
Julijana Nikollova

Deputetja e koalicionit qeveritar, Julijana Nikollova, u kërkoi të gjithë deputetëve, veçanërisht atyre të OBRM-PDUKM-së, të mbështesin amendamentet kushtetuese pasi ata kaluan në Komisionin Kuvendor për Çështjet Kushtetuese.

“Është momenti që të gjithë së bashku të tregojmë sa na intereson dhe sa duam më të mirën e vendit tonë, duke siguruar një të ardhme të ndritshme dhe anëtarësim në BE dhe NATO. Qytetarët shprehën mendimin e tyre, shumica e tyre dhanë mbështetjen e tyre për Maqedoninë që të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s. Prandaj, ne, si përfaqësuesit e tyre, duhet të dëgjojmë vullnetin e tyre dhe të mbështesim ndryshimet kushtetuese. U tregua se me këto asgjë nuk kemi humbur, por përkundrazi, është forcuar identiteti, paprekshmëria e kufijve tanë dhe vazhdon vazhdimësia historike e shtetësisë”, tha Nikollova.

Ajo shtoi se nëse udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së edhe më tej përpiqet për amnisti dhe i bllokon procesin e integrimeve, si zgjidhje e vetme do të jenë zgjedhjet e parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat