“Rreth 400 milionë euro nga Banka Botërore për paket projektet në Maqedoni”

Maqedonia

“Rreth 400 milionë euro nga Banka Botërore për paket projektet në Maqedoni”

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 21:22
Banka Botërore

Banka Botërore do t’i vë në dispozicion Maqedonisë rreth 400 milion euro për projekte në katër vitet e ardhshme. Kjo u theksua në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, ku po merr pjesë delegacioni nga Maqedonia i kryesuar nga ministri i financave Dragan Tevdovski dhe guvernatorja i Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhoska.

Për paketën dhe strategjinë e re për bashkëpunim me Bankën Botërore, siç deklaroi Ministri i Financave, Dragan Tedovski, është folur në takimin e delegacionit nga Maqedonia me zv. kryetarin e Bankës Botërore, Siril Muller dhe drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Azinë Qendrore, Linda Van Gelder, u diskutua paketa e projektit dhe strategjia e re për bashkëpunim me Bankën Botërore.

Me këto fonde do të mbështetet përmirësimi i aftësisë konkurruese të sektorit privat, zhvillimin e aftësive dhe krijimin e më shumë mundësive për kategoritë më të prekshme, si dhe rritjen e qëndrueshmërisë institucionale dhe fiskale.

“Me strategjinë e re 2019-2023 do të investohen fonde të konsiderueshme në përmirësimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë në Maqedoni dhe arritjen e rritjes gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Kjo mund të arrihet duke përmirësuar aftësinë konkurruese të sektorit privat, duke mbrojtur kategoritë më të prekshme dhe duke hapur mundësi të reja për ta, si dhe forcimin e institucioneve dhe qëndrueshmërinë e financave publike. Bëhet fjalë për rreth 35 projekte në fushën e mbështetjes së biznesit, transportit dhe komunikimit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale, punës dhe politikës sociale, Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Arsimit, Mjedisit, Financave dhe Bujqësisë”, tha Ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Në kuadër të këtyre 35 projekteve janë të planifikuara edhe projekte infrastrukturore për rehabilitimin e rrugëve kombëtare, rajonale dhe lokale gjatë periudhës 2019-2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat