Gjykimi për lëndën “Titanik 3” nga nis fillimi, seanca e radhës më 18 tetor

Maqedonia

Gjykimi për lëndën “Titanik 3” nga nis fillimi, seanca e radhës më 18 tetor

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 14:51
Pamje nga gjykimi "Titanik 3"

Gjykimi për lëndën e Prokurorisë Speciale “Titanik 3” në të cilën të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri, sot filloi nga fillimi për shkak të ndryshimit të trupit gjyqësor.

Në seancën e sotme PSP dhe avokatët e të akuzuarve i konfirmuan fjalët hyrëse të dhëna më parë, ndërsa pas deklarimit të të akuzuarve Ejup Alimi dhe Ismet Guri si të pafajshëm, gjykimi vazhdoi me procedurën e dëshmive.

Sipas PSP-së, dy të akuzuarit me veprimet e tyre kanë ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve në Çair, me qëllim që të fitojnë fuqi politike.

Seanca e radhës për “Titanik 3” do të mbahet më 18 tetor, në të cilën do të dëshmojnë dëshmitarë të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat