OBRM-PDUKM: Disa anëtarë të OBRM-PDUKM-së kanë denoncuar kërcënime

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Disa anëtarë të OBRM-PDUKM-së kanë denoncuar kërcënime

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 09:06
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, mbrëmë tha se disa nga anëtarët e OBRM-PDUKM-së kanë denoncuar kërcënime në lidhje me votimin për ndryshimet kushtetuese.

Spasovski tha se deri tani asnjë deputet nuk ka denoncuar kërcënim dhe ju bëri thirrje që ta bëjnë një gjë të tillë nëse kërcënohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se partia opozitare kërkon amnisti për ish-udhëheqësinë e tyre.

Spasovski foli edhe për MPB-në, duke shtuar se rreth 40 persona kanë qenë të punësuar me diploma të falsifikuara dhe të njëjtit janë përjashtuar si dhe është ngritur padi penale ndaj tyre dhe ndaj fakulteteve që kanë lëshuar diploma të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat