Sot vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese në Komisionin parlamentar

Maqedonia

Sot vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese në Komisionin parlamentar

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 08:52
Zoran Zaev

Komisioni për Çështje Kushtetuese sot duhet ta vazhdojë diskutimin për propozim e qeverisë për ndryshimet kushtetuese.

Diskutimi filloi pardje, por qëndrimet e pozitës dhe opozitës nuk kanë ndryshuar. Sipas opozitës ndryshimet janë në kundërshtim me kushtetutën, ndërsa sipas pushtetit kjo është mundësi historike për vendin.

Kryeministri Zoran Zaev në Komision apeloi që të tejkalohen interesat partiake dhe të shikohet e ardhmja e shtetit.

Javën e ardhshme pritet të shihet nëse do të sigurohen dy të tretat e votave të deputetëve për të votuar ndryshimet kushtetuese, në pajtim me marrëveshjen e Prespës, ose do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat do të organizoheshin në afate të shkurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat