Sheqerinska: Nuk do të ndërhyjmë në punën e Prokurorisë Speciale

Maqedonia

Sheqerinska: Nuk do të ndërhyjmë në punën e Prokurorisë Speciale

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 13:58
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska gjatë manifestimit qendror me rastin e shënimit të 11 Tetorit, u pyet nga gazetarët për hetimet e reja të PSP-së dhe për akuzat ndaj zëvendëskryeministrit Bujar Osmani dhe për atë se a do të thirret në përgjegjësi nga Qeveria.

Sheqerinsa theksoi se askush nuk është mbi ligjin dhe se procedurat në vazhdim do të tregjnë nëse dikush duhet të mbajë përgjrgjësi dhe se Qeveria nuk do të ndërhyjë në punn e organeve që duhet të jenë të pavarura.

“Ne kemi treguar se sundimi i ligjit mund të funksionojë vetëm nëse është i vlefshëm për të gjithë.Treguam se nuk kërkojmë trajtim të posaçëm dhe se jemi të bindur se vetëm në këtë mënyrë Maqedonia mund të ecë përpara”, deklaroi Sheqerinska duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas përfundimit të festës qendrore me rastin e 11 tetorit – Ditës së Kryengritjes Kombëtare, e cila u mbajt në oborrin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat