Janeva: Shpresoj që së shpejti ta shikojmë Gruevskin në burg - Bota Sot
Janeva: Shpresoj që së shpejti ta shikojmë Gruevskin në burg

Maqedonia

E hënë, 15 tetor 2018

Janeva: Shpresoj që së shpejti ta shikojmë Gruevskin në burg

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 20:40
Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva

Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva në televizionin “Kanal5” tha se pret që të premten të vjen vendimi i shkallës së dytë për aktgjykimin e Nikolla Gruevskit, dhe pastaj me duhet të kalojë koha me afat prej 20 ditëve për t’iu dërguara akti për të shkuar në burg.

“Drejtësia e ngadaltë është e padrejtë. Në këtë rast, aktgjykimi u miratua relativisht shpejt dhe shpresoj se edhe shpejt do ta shohim Nikolla Gruevskin pas grillave, se ai do të shkojë në mbajtjen e dënimit të tij me burg prej dy vjet. Për 20 ditë mund të ketë përfunduar, kam punuar në artikuj të tillë. Nga e premtja pritet të merret vendimi i shkallës së dytë, pas së cilës pason afati prej 20 ditësh për tu përgatitur akt referimi dhe t’i dërgohet Gruevskit që të shkojë në burg”, tha Janeva./Telegrafi/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test