Fatime Fetai kërkon arrestimin e Nikolla Gruevskit

Maqedonia

Fatime Fetai kërkon arrestimin e Nikolla Gruevskit

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 10:27
Fatime Fetai

Në Gjykatën Penale sot është duke u mbajtur seancë gjyqësore për rastin “Dhuna në Qendër”, në të cilin të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e OBRM-PDUKM-së, Daniella Rangellova dhe edhe nëntë persona tjerë.

Seanca gjyqësore ka filluar me 20 minuta vonesë, për shkak të mosparaqitjes në kohë të Nikolla Gruevskit. Prokurorja Speciale Fatime Fetai, kërkoi që ish-kryeministri të arrestohet, pasi nuk paraqitet në kohë në seanca.

Fetai në seancë u thirr në rregullat ligjore sipas të cilave nëse personi i akuzuar është ftuar në mënyrë të rregullt dhe nëse nuk paraqitet në gjykatë dhe nuk arsyeton mungesën e tij, mund të arrestohet menjëherë.

Përndryshe, në seancat paraprake për këtë lëndë, fajin e pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe u dënuan me kusht. Për të akuzuarin e shtatë Dimçe Krstev, po zhvillohet procedurë e ndarë.

Të akuzuarit në këtë lëndë ngarkohen për nxitje të dhunës që ndodhi gjatë protestave para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat