OBRM-PDUKM: Zaevi po e mban peng Maqedoninë për interesa personale

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaevi po e mban peng Maqedoninë për interesa personale

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 10:19
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se në referendumin e 30 shtatorit rreth 1.2 milionë qytetarë i thanë “jo” ndryshimit të emrit, gjuhës dhe historisë.

Nga kjo parti thonë se “marrëveshja kapitulluese e Prespës dhe shitja e interesave shtetërore, është shpëtimi i karrierës së Zoran Zaevit”.

“Çdo deputet është zgjedhur nga qytetarët dhe duhet ta përfaqësojnë vullnetin e tyre, ndërsa vullneti i tyre është i qartë, ata nuk e pranojnë marrëveshjen me Greqinë. Zaevi duhet të jetë i kërcënuar, pasi vepron kundër vullnetit të qytetarëve”, thonë nga partia opozitare.

Ata shtojnë se Zaevi e mban peng gjithë Maqedoninë për interesat e tij personale dhe partiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat