OBRM-PDUKM: LSDM-ja po e çon shtetin drejt një krize të re

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja po e çon shtetin drejt një krize të re

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 12:03
OBRM-PDUKM

Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM po e çon shtetin drejt një krize të re politike.

“Për më shumë se një vit shteti po shënon vetëm mossukses. Qeveria që si maskë vendos prioritet zgjidhjen e çështjes së emrit, realisht po bën vjedhje. Kaosi nuk duhet të vazhdojë. Zoran Zaevi duhet të largohet”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se mbi 1.200.000 qytetarë i dhanë “karton të kuq” qeverisë dhe marrëveshjes së Prespës.

“Kriza duhet të ndalohet. OBRM-PDUKM ofron zgjidhje. I pranojmë zgjedhjet që Zaevi i ofroi, por së pari duhet të formohet qeveri teknike, sipas modelit të marrëveshjes së Përzhinës. Kërkojmë prokurori publik të ri dhe formim të Komision anketues për rishikimin e parregullsive gjatë referendumit”, thonë nga partia opozitare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat