VMRO-DPMNE dorëzon 200 padi penale për referendumin

Maqedonia

VMRO-DPMNE dorëzon 200 padi penale për referendumin

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 16:52
VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE-ja në Prokurorinë Publike për krim të organizuar ka dorëzuar padi penale për 200 persona, për parregullsi në procesin e referendumit. Sipas tyre, rreth 50 mijë vota janë vjedhur në favor të arritjes së censusit.

Thuajse të gjitha komunat që janë targetuar nga VMRO-DPMNE-ja për parregullsi, janë kryesisht të banuara me shqiptarë.  Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së opozitare Naum Sotillkovski tha që Prokuroria Themelore nuk po reagon ndaj ankesave dhe padive të ngritura ndaj kryeministrit Zaev. Opozita kërkon urgjentisht shkarkimin e Ljubomir Jovevskit nga pozita e kryeprokurorit.

Sipas Stoillkovskit, Zaev nuk pranon kërkesën për ndryshimin e të parit të organit ndjekës, për shkak se aty mbanë shpresa që të mos përgjigjet para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat