Tre raste të reja sulmeve nga qentë endacak në Shkup

Maqedonia

Tre raste të reja sulmeve nga qentë endacak në Shkup

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 13:56
Qentë endacak

Gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor janë denoncuar tre raste të reja të sulmeve nga qentë endacakë.

Në orën 01:50 në Stacionin Policor – Qendër, N.K (22) nga Shkupi ka denoncuar se më 25.09.2018 rreth orës 23:30 në rrugën “Prolet” është sulmuar dhe kafshuar nga një qen endacak në pjesën e përparme të këmbës.

MPB sot bëri të ditur se mbrëmë në orën 20:20 në Stacionin Policor – Gazi Babë, M.V (54) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 18.50 në rrugën “Pehçevska” është sulmuar dhe kafshuar nga një qen endacak në pjesën e këmbës së djathtë.

Më 25.08.2018 në orën 11.30 në Stacionin Policor Gazi Babë, D.K (58) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.09.2018 në orën 20:00 në rrugën “Blloagoja Stevkovski” është sulmuar nga një qen endacak i cili e ka kafshuar në këmbën e majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat