Bashkia e Shkupit do të subvencionojë pastrimin e oxhaqeve në Shkup

Maqedonia

Bashkia e Shkupit do të subvencionojë pastrimin e oxhaqeve në Shkup

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Bashkia e Shkupit bën thirrje publike për subvencionimin e amvisërisë dhe subjektet tjera në rrethinën e kryeqytetit për pastrimin e oxhaqeve për vitin 2018-të.

Me këtë thirrje publike, Bashkia e Shkupit do tu kompensojë në pjesë të harxhimeve amvisërisë dhe subjekteve tjera për pastrimin e oxhaqeve në shumën prej 1.000 denarë.

Për kompensimin e një pjese të harxhimeve dhe për të treguar se kriteret i plotësojnë, kërkuesit deri tek Bashkia e Shkupit duhet të dërgojnë disa dokumentacione. Kërkesë për kompensim, çka mund të merret në arkivin e Bashkisë së Shkupit ose të sigurohet nëpërmjet faqes së internetit të Bashkisë. Si dëshmi për banues në Bashkinë e Shkupit është e nevojshme fotokopjimi i letërnjoftimit ose pasaportës. Për subjektet juridike shikohet gjendja aktuale jo më e vjetër se gjashtë muaj.

Kërkesat për shfrytëzimin e të drejtës për kompensim të shpenzimeve, së bashku me dokumentacionin duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur deri tek Bashkia e Shkupit bul.”Ilinden” nr.82, në arkivin e Bashkisë së Shkupit, çdo ditë nga ora 8-30 deri më orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat