MPB edhe të shtunën dhe të dielën do të jep letërnjoftime

Maqedonia

MPB edhe të shtunën dhe të dielën do të jep letërnjoftime

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate informon qytetarët se gjitha departamentet e punëve administrative do të punojnë edhe të shtunën dhe dielën (29 dhe 30 shtator).

Nga MPB thonë se gjitha kërkesat për marrje të letërnjoftimeve (e dëmtuar, vjedhur ose humbur) sipas procedurave ligjore do të miratohen urgjentisht.

“Kërkesat për letërnjoftime do të pranohen dhe miratohen urgjentisht duke përfshirë të shtunën (29 shtator) deri në orën 16:30. Menjëherë pas pranimit të aplikimit për letërnjoftim, Departamenti për informatikë do ta përpunojë dhe dorëzojë në sektorin kompetent për distribuim në kohë deri tek Departamenti për punë administrative. Ditën e referendumit ( e diel – 30 shtator) Departamenti për punë administrative do të punojë vetëm për dhënie të letërnjoftimeve në periudhën prej orës 07:00 deri në 19:00”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat