LSDM: Në vend se të përhapin lajme të rreme për marrëveshjen, OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski ta thonë qëndrimin për referendumin

Maqedonia

LSDM: Në vend se të përhapin lajme të rreme për marrëveshjen, OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski ta thonë qëndrimin për referendumin

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 18:34
LSDM

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia maqedonase në pushtet LSDM, thuhet se “në vend se të përhapin lajme të rreme për marrëveshjen, OBRM-PDUKM-ja dhe Hristijan Mickoski duhet të thonë se a do të marrin pjesë në referendum”.

“Të kota janë akuzat e OBRM-PDUKM-së për falsifikim të historisë. Ndryshimet kushtetuese do të realizohen pas referendumit në pajtueshmëri me marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë që garantojnë identitetin maqedonas”, thonë nga LSDM-ja shtuar se në mënyrë decide thirremi në dokumentet e ASNOM-it me çka vërtetohet dhe forcohet vazhdimësia historike e shtetësisë Maqedonase.

Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja, thonë ata, duhet të deklarohet, a janë për hyrje në BE dhe NATO si maqedonas apo të mbesin vet dhe të izoluar në mbrojtje të kriminalitetit.

“OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski mund të shpikin gënjeshtra më të mëdha, por për fat të mirë ata nuk janë ata që vendosin”, thuhet në kumtesën e LSDM-së duke shtuar se qytetarët janë ata që vendosin dhe se shumica e qytetarëve janë për, siç thonë ta Maqedoni evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat