37 të burgosur janë transferuar në objekte tjera për shkak të zjarrit në burgun e Idrizovës

Maqedonia

37 të burgosur janë transferuar në objekte tjera për shkak të zjarrit në burgun e Idrizovës

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Te Reparti i pranimit në burgun e Idrizovës u nxit zjarr që përfshiu pjesën e çatisë të këtij reparti.

Zjarri për pak kohë u lokalizuar. Nuk ka të lënduar, ndërsa sipas informacioneve të para, arsyeja e nxitjes së zjarrit është instalimi energjetik.

Tridhjetë e shtatë të burgosur që kanë qenë në këtë repart janë transferuar në objektet tjera të burgut.

Brigada zjarrfikëse e Shkupit intervenoi me tri automjete për të fikur zjarrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat