Japonia dhe Singapori kanë pasaportat më të forta, Maqedonia e 40

Maqedonia

Japonia dhe Singapori kanë pasaportat më të forta, Maqedonia e 40

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 22:35
Pasaporta e Maqedonisë

Pasaporta e Maqedonisë gjendet në vendin e 40, sipas hulumtimi më të ri nga kompania “Henley & Partners”, për pasaportat më të forta.

Rajting më të mirë ka pasaporta e Japonisë dhe Singaporit, të cilët e ndajnë vendin e parë, dhe me pasaportat e këtyre vendeve mund të udhëtoni në 189 vende të botës pa viza, tregojnë hulumtimet.

Edhe pse vitin e kaluar ishte në vendin e parë, këtë vit pasaporta e Gjermanisë është në vendin e dytë, ku me pasaportën e saj mund të udhëtohet në 188 vende.

Vendin e tretë e ndajnë Finlanda, Franca, Italia, Korea Jugore, Spanja, Suedia dhe Danimarka, ku banorët e këtyre vendeve mund të udhëtojnë në 187 vende të pa viza.

Në vendin e katërt ndodhe Austria, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Britania e Madhe dhe SHBA, të cilët mund të udhëtojnë në 186 vende pa viza.

Nga rajoni, më mirë është radhitur pasaporta e Sllovenisë e cila është në vendin e nëntë, pas saj vjen e Kroacisë dhe Bulgarisë të cilat e ndajnë vendin e 16-të, e Maqedonisë në 40, Bosnjës dhe Hercegovinës 46 dhe Shqipërisë 47. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat