Filloi projekti për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në rajonin e Pollogut

Maqedonia

Filloi projekti për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në rajonin e Pollogut

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 22:05
Pamje nga konferenca

Sot në ndërtesën komunale të Tetovës u mbajt takimi i parë për promovim të fillimit të zbatimit të projektit për përmirësimin e menaxhimit me mbeturina të ngurta në rajonin e Pollogut.

Në këtë ngjarje morën pjesë Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, Ambasadorja e Zvicerës Sibil Sutera Tehada, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe Shefi i Qendrës për Zhvillimin të Planifikimit të rajonit të Pollogut, Fatmir Saiti.

“Planifikimi i Rajonit të Pollogut do të kyçet në zgjidhjen e problemit mjedisor të hedhjes së mbeturinave të papërshtatshme në deponitë komunale dhe tjerat të “egra”, me çka duhet të mbyllen menjëherë ose teknikisht të përmirësohen sipas standardeve të përcaktuara me ligj”, tha Duraku

Ministri theksoi se projekti do të krijojë një sistem të përshtatshëm për grumbullimin, trajtimin dhe përpunimin e mbeturinave komunale, një sistem që është i harmonizuar me legjislacionin evropian.

“Kjo sigurisht kërkon zgjidhje praktike dhe financiare të mundshme të problemit parësor, për çka jemi falënderues veçanërisht Qeverisë Zvicerane që mbështet këtë proces në mënyrë bujare”, shtoi ministri Duraku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat