Humb jetën një motoçiklist në Ohër, lëndohet rëndë edhe një këmbësor

Maqedonia

Humb jetën një motoçiklist në Ohër, lëndohet rëndë edhe një këmbësor

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 13:31
Ilustrim

Një motoçiklist ka humbur jetën, ndërsa një këmbësor është lënduar rëndë në një aksident që ndodhi dje pasdite në Ohër.

Siç njofton MPB, dje në orën 18:30 është denoncuar se në udhëkryqin e rrugës “Abaz Emin” me rrugën “Zhelezniçka” motoçikletë “Yamaha” me targa të Manastirit, e drejtuar nga S.I (36) nga Ohri, ka goditur këmbësorin R.S (52) nga Ohri, e pastaj edhe në automjetin motorik “Volkwagen Passat” me targa të Ohrit, e drejtuar nga F.B.(58) nga Ohri.

“Në aksident në vendin e ngjarjes ka humbur jetën S.I ndërsa lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori R.S i cili është dërguar në spitalin “Shën Erazmo” – Ohër për ndihmë mjekësore”, njoftojnë nga MPB.

Ata shtojnë se ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokuroria Publike dhe ekipi i SPB Ohër. Pas urdhërit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat