Koumoutsakos: Motivi është i madh që qytetarët në Shkup të votojnë “pro” në referendum

Maqedonia

Koumoutsakos: Motivi është i madh që qytetarët në Shkup të votojnë “pro” në referendum

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 13:29
Jorgos Koumoutsakos

“Me votimin “për” sipas Marrëveshjes së Prespës, e ruajnë identitetin e tyre, flenë si shtet i vogël i Ballkanit, ndërsa zgjohen si anëtar i NATO-s”, thotë Jorgos Koumoutsakos, i cili është përgjegjës për Politikë të Jashtme në partinë opozitare greke “Demokracia e Re”.

Në një intervistë për mediat greke, ai thotë se motivi është i madh që në referendumin e 30 shtatorit në Maqedoni qytetarët të votojnë “pro”.

“Motivi që të votohet “pro” është shumë i madh. Sepse me Marrëveshjen e Prespës, së pari e ruan atë që e thotë Zaevi – emrin, kombin dhe gjuhën. Gjegjësisht identitetin e tyre. Dhe e dyta, fitojnë integrimin në Bashkimin Evropian”, thotë Koumoutsakos.

Ai shtoi se nëse në Shkup e injorojnë marrëveshjen dhe votojnë “jo”, atëherë vjen konfirmimi për brengën shumëvjeçare të Greqisë për atë se si qëndrojnë punët në këtë vend.

Koumoutsakos e përsëriti qëndrimin e “Demokracisë së Re” se marrëveshja është e dëmshme për shkak të pranimit të gjuhës maqedonase dhe kombit maqedonas dhe se nuk do të votojnë për ratifikim në parlamentin grek./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat