Gjykimi për lëndën “Titanik”: Publikohen “bomba” për planin e votuesve të Pustecit

Maqedonia

Gjykimi për lëndën “Titanik”: Publikohen “bomba” për planin e votuesve të Pustecit

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 13:25
Gjykimi për lëndën “Titanik”

Aksioni për votuesit e Pustecit ka filluar në vitin 2012, gjegjësisht një vit para zgjedhjeve të vitit 2013. Pushteti i atëhershëm ka organizuar këtë aksion sekret, përmes të cilit banorëve nga Pusteci, por edhe pjesëve tjera nga Shqipëria ju ka dhënë letërnjoftime të Maqedonisë, të cilat i kanë përdorur për të votuar.

Për momentin në Gjykatën Penale është duke u mbajtur seancë gjyqësore për lëndën “Titanik”, në të cilën publikohen “bomba” të reja të cilat nga PSP janë propozuar si dëshmi në procesin gjyqësor.

Në një bisedë mes Jankulloskës dhe Kirill Bozhinovskit dëgjohet se si ministrja e atëhershme e Punëve të Brendshme, ia shpjegon planin e dhënies së letërnjoftimeve banorëve nga Pusteci.

“Ljube ka bërë çmendurina të tilla. Ai ju ka dhënë nënshtetësi, por i ka regjistruar në adresë të MPB-së “Dimçe Mirçev” pa numër. Këtë e dinë të gjithë. Por ne të mos e përhapim”, i thotë Jankulloska, Kirill Bozhinovskit.

Më pas në një bisedë tjetër të publikuar në seancën e sotme, dëgjohet Jankulloska duke biseduar me udhëheqësin e atëhershëm të DSK-së Sasho Mijallkov, bisedë nga e cila zbulohet se Mijallkov nuk e ka ditur planin e Pustecit, ndërsa ka marrë vesh nga “burime tjera”.

“Këtë jemi duke e bërë gjatë gjithë vitit, e di kryeministri, nga ai është”, i thotë Jankulloska, Sasho Mijallkovit.

Përndryshe, të akuzuarit në lëndën “Titaniku” akuzohen për mashtrime zgjedhore, financim joligjor të fushatës zgjedhore dhe mohim të së drejtës së votës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat