Pendarovski: Shumë njerëz janë të bindur për përfitim nga NATO dhe BE

Maqedonia

Pendarovski: Shumë njerëz janë të bindur për përfitim nga NATO dhe BE

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 17:32
Koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski

Koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski në Vevçan tha se “Me integrimin euroatlantik të Maqedonisë të rë rinjtë do të fitojnë më shumë mundësi në shtetin e tyre dhe do të ulet shpërngulja”.

Në kuadër të fushatës “Dil për Maqedoni Evropiane” kishte takime me qytetarë të ndryshëm, nga të rinjtë deri te pensionistët, ku ju prezantoi përfitimet se çfarë do të thotë të votosh “për” në referendumin e 30 shtatorit dhe çdo të thotë kjo për Maqedoninë.

Pendarovski sqaroi se së pari do të hymë në NATO për rreth një vit, që do të thotë më shumë siguri dhe garantim i integritetit territorial të Maqedonisë.

“Një shtet që ka integritet të garantuar territorial dhe sovranitet dhe kufi stabil dhe të mbrojtura ka mundësi të shkëlqyeshme të zhvillohet edhe ekonomikisht”, tha Pendarovski.

Menjëherë pas anëtarësimit në NATO, sipas tij, zmadhohet numri i investimeve të huaja dhe të brendshme, sepse ardhmëria e shtetit është e garantuar. Perspektivat në kuadër të ekonomisë janë më të mëdha me hyrjen në BE.

“Ne kemi datë për fillim të bisedimeve në qershor të vitit 2019. Nëse e realizojmë këtë marrëveshje garancitë nga Brukseli janë se do të fillojmë bisedime në qershor të vitit të ardhshëm. Që do të thotë hapjen e perspektivave për të rinjt, por edhe për kategoritë e rritura. Nuk ekziston asnjë shtet në Evropë ku është zhvilluar, dhe nuk ka qenë pjesë e BE-së dhe posaçërisht ish-shtet komuniste. Të gjithë atyre ju ndihmoi BE-ja dhe NATO-ja të stabilizohen dhe të zhvillojnë ekonominë”, theksoi Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat