Osmani: Ivanovi përfaqëson gjithë atë që ne me 30 shtator duam ta ndalojmë

Maqedonia

Osmani: Ivanovi përfaqëson gjithë atë që ne me 30 shtator duam ta ndalojmë

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 15:52
Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani

Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani duke komentuar deklaratën e Kryetarit Gjorgje Ivanov se nuk do të dalë në referendumin e 30 shtatorit, tha se shefi i shtetit “përfaqëson gjithë atë që Maqedonia dëshiron të del më 30 shtator”.

“Në një farë mënyre mund të jetë mirë që ndodhi kështu sepse zotëri Ivanov përfaqëson gjithë atë që ne më 30 shtator duam ta ndalojmë. E gjithë ajo për të cilën Maqedonia dëshiron të dal më 30 shtator e përfaqëson zotëri Ivanov dhe veprimtaria e tij. Është mirë që dimë se çfarë presin qytetarët dhe qartësisht e bëjmë kontrastin mes asaj që duhet të votohet. Vendimi është mes diçka që përfaqëson zotëri Ivanov dhe diçka që përfaqëson e gjithë bota e civilizuar që erdhi këtë muaj në Shkup, por që e përfaqësojnë shumica dërmuese e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat