Maqedonia e fillon procesin e skriningut për negociatat me BE-në

Maqedonia

Maqedonia e fillon procesin e skriningut për negociatat me BE-në

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 15:19
Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane njëherit edhe shef i delegacionit të Maqedonisë për negociata me BE-në, Bujar Osmani

Më 27 shtator fillon periudha përgatitore për procesin e inkuadrimit të Maqedonisë në BE.

Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane njëherit edhe shef i delegacionit të Maqedonisë për negociata me BE-në, Bujar Osmani në konferencë për shtyp sot njoftoi se do ta kryesojë delegacionin e Maqedonisë në Bruksel i cili më 27 shtator do të fillojë skriningun për kapitullin e 23 – gjyqësori dhe të drejtat fondamentale. Në delegacionin, i cili do të numërojë rreth 40 persona nga shumë institucione, do të jetë edhe ministrja e Dretësisë, Renata Deskoska.

Skriningu në të gjithë kapituj duhet të rrumbullakohet deri në qershor të vitit 2019.

Qeveria sot shpalli thirrje publike për paraqitjen ekspertëve të jashtëm për procesin e negociatave. Qëllimi është që të bëhet baza e ekspertëve nga të gjitha fushat, tha Bojan Mariçiq, negociues kryesor, i cili ceku se kjo nuk do të thotë përjashtim i shoqërisë civile nga procesi i negociatave./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat