Regjim i veçantë i komunikacionit për shkak të garës me biçikleta “Trofeu Kalaja 2018” në Shkup

Maqedonia

Regjim i veçantë i komunikacionit për shkak të garës me biçikleta “Trofeu Kalaja 2018” në Shkup

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 16:18
Ilustrim

Në organizim të Federatës çikliste të Maqedonisë, nesër nga ora 11:00 deri në ora 14:00 do të mbahet garë me biçikleta “Trofeu Kalaja 2018”.

Traseja e lëvizjes do të fillojë nga rruga “Somoilova” (Muzeu i arteve bashkëkohore) përgjatë rrugës “Lazar Liçenoski” (përreth Kalasë së Shkupit) deri te rruga “Samoilova” (Muzei i arteve bashkëkohore), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për shkak të garës, siç informojnë nga MPB-ja, Sektori për siguri të komunikacionit rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit nëpër rrugët që gravitojnë në afërsi të trasesë.

Ministria e Punëve të Brendshme, ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policorë nëpër rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat