Maqedoni, nga shtatori 5 përqind paga më të larta në arsim, shëndetësi dhe çerdhe publike

Maqedonia

Maqedoni, nga shtatori 5 përqind paga më të larta në arsim, shëndetësi dhe çerdhe publike

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 15:13
Ministrat

Të punësuarit në çerdhet, shkollat dhe spitalet do të kenë rritje të pagave për 5%. Rritja fillon nga paga e shtatorit që do të bëhet në muajin tetor.

Këtë në konferencën e përbashkët për shtyp e thanë ministrat e Financave, shëndetësisë, arsimit dhe shkencës, punës dhe politikës sociale Dragan Tevdovski, Venko Filipçe, Arbër Ademi dhe Mila Carovska.

Ministri Tevdovski informoi se ndryshim e kanë njoftuar që me buxhetin për vitin 2018, i cili ishte miratuar vitin e kaluar.

“Është e qartë se bëhet fjalë për ndryshim të madh. Ndryshimi është në pajtueshmëri më mundësitë, por drejtimi është i qarë. Për qeverinë përforcimi i shëndetësisë publike dhe arsimit janë prioritet. Arsimi dhe shëndetësia janë themele të shoqërisë dhe nuk guxojmë të lejojmë vendi të jetë në fund të PISA testet dhe nuk duhet të lejojmë që doktorët të shpërngulen apo ikin nga shëndetësia publike. Ne jemi të vendosur të investojmë në kapitalin njerëzor”, potencoi Tevdovski.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sqaroi se të gjithë të punësuarit në shkollat publike të mesme dhe fillore në vend, pavarësisht se a janë të angazhuar për kohë të përkohshme apo përgjithmonë, do të kenë rritje të pagave për 5%. Bëhet fjalë për rreth 30 mijë të punësuar, 21.288 bë shkollë fillore dhe 8.950 në shkollat e mesme.

Mjete të parashikuara për këtë vit për tremujorin e fundit janë 145 milionë denarë, derisa vitet e ardhshme është e parashikuar të jetë rreth 580 milionë denarë.

Në shëndetësinë publike, rritje të pagave do të marrin 19.123 të punësuar për çka janë ndarë 117.483.847 denarë nga buxheti i vitit 2018.

Ministri Filipçe deklaroi se kuadrit arsimor në degët e kirurgjisë në klinikat universitare mesatarisht paga do të zmadhohet për 5.300 denarë, ndërsa doktorëve specialistë në klinikat universitare për 4.500 denarë. Motrave medicinale në klinikat universitare me arsim të lartë do të rritet për 20.000 denarë, ndërsa motrat medicinale me arsim të mesëm për 1.500 denarë.

Ministrja Carovska tha se rritje prej 5% do të marrin të gjitha edukatoret në çerdhet publike që punojnë në arsim parashkollor. Po bëhet fjalë për 4.295 të punësuar, që MPPS-ja siguroi 15 milionë denarë.

“Kësaj rritje prej 5% i parapriu rritja prej 2% që ndodhi vitin e kaluar. Dhe nuk mbesim këtë. Vazhdimisht bashkërisht me të punësuarit dhe me sindikatat punojmë në krijimin e sistemit profesional zhvillimor në arsimin parashkollor”, tha Carovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat