Lavrov: Rusia nuk po përzihet në referendumin në Maqedoni

Maqedonia

Lavrov: Rusia nuk po përzihet në referendumin në Maqedoni

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 22:02
Sergei Lavrov

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Sergei Lavrov, sot në Banja Luka mohoi se Rusa po ndërhyn në referendumin në Maqedoni, i cili do të mbahet më 30 shtator për marrëveshjen me Greqinë.

Agjencia e lajmeve “FENA” njofton se Lavrov ka thënë se Rusia nuk tenton të ndikojë në daljen e qytetarëve në votim.

“Rusia me asgjë nuk tenton të ndikojë në daljen në referendum për emrin në Maqedoni, ndërsa shohim se si një numër i madh i funksionarëve evropian dhe amerikan bëjnë thirrje për dalje në referendum”, tha Lavrov.

Në takim me ministrin serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, Lavrov ka thënë se Rusia është kundër “zgjedhjeve artificiale” në shtetet e Ballkanit, të cilat po tentojnë të deklarohen nëse janë me Perëndimin ose Rusinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat