Çdo i treti fëmijë në Maqedoni jeton në varfëri

Maqedonia

Çdo i treti fëmijë në Maqedoni jeton në varfëri

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Një në tre fëmijë në Maqedoni është i varfër, vetëm 1 në 300 fëmijë që i takon një familjeje të varfër shkon në kopsht dhe vetëm 2 nga 3 fëmijë që u takojnë familjeve të varfra shkojnë në shkollë të mesme.

Kështu thonë të dhënat statistikore, sipas të cilave rreth 60 mijë fëmijë në Maqedoni janë të varfër. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, tha se varfëria e fëmijëve i kushton shumë secilit shtet. Ajo nënvizoi se për këtë arsye Qeveria me reformat e reja do të mundësojë ndihma shkollore dhe ndihma për fëmijë për më shumë se 60 mijë fëmijë.

“Reforma parasheh shtesa për fëmijë dhe shtesa arsimore, secila familje që ka një pagë minimale për dy fëmijë në shkollë të mesme dhe fillore do të merr rreth 3300 denarë, njëra shtesë arsimore tjetra është shtesë për fëmijë. Familjet që deri më tani kanë qenë me ndihma sociale dhe më pas me të ardhura të garantuara, do t’i marrë të njëjtat mjete me qëllim që të përmirësohen statusi i fëmijëve”, tha Carovska.

Përfaqësuesi i UNICEF-it, Benjamin Perks duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve theksoi se shuma prej 3300 denarëve nuk është e mjaftueshme që t’u ndihmohet fëmijëve që të dalin nga varfëria.

Ndërkaq Drejtori i Zyrave të Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, Marko Mantovanelli, tha se zgjidhja është në mundësimin e qasjes tek mundësitë dhe për këtë arsye ai shprehi kënaqësinë për bashkëpunimin me Ministrinë e punës sociale në trajtimin e këtyre çështjeve dhe përmirësimin e jetës për këta fëmijë.

Këto komente u bënë në konferencën kushtuar varfërisë tek fëmijët, e organizuar nga UNICEF, Banka Botërore dhe Ministria e punës dhe politikës sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat