BDI është përgatit për festë më 30 shtator

Maqedonia

BDI është përgatit për festë më 30 shtator

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 15:53
BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim ka ndërmarrë të gjitha përgatitjet për sukses dhe festë më 30 shtator, pasi që po realizohen dy hapat e fundit të maratonës tre deladëshe për anëtarësim në NATO dhe BE.

Kështu ka thënë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë takimit me ish sekretarin e përgjithshëm për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, si dhe ish ambasador i BE në Maqedoni, Alen Le Rua bashkë me Ambasadorin e Francës në Shkup, Kristian Timonier.

Ahmeti theksoi që Parisi, Londra, Berlini, Roma, Brukseli, Vashingtoni dhe i gjithë komuniteti euroamerikan është rreshtuar në përkrahje të përmbylljes së suksesshme të rrugëtimit tonë euroatlantik.

Le Rua është mik i Maqedonisë dhe i rajonit andaj dhe rikthehet pas më shumë se një dekade për të na ftuar të bëhemi pjesë e NATOsë dhe e BEsë duke kaluar me sukses sfidën e referendumit dhe të ndryshimeve kushtetuese.

Ahmeti u shpreh i bindur që të gjithë, të ri e të moshuar, burra e gra, do të përkrahin me votë vendimin historik të 30 shtatorit.

Ahmeti dhe Le Rua diskutuan edhe për gjendjen në rajon në vigjilje të dialogut përfundimtar, stabilizues dhe normalizues midis Prishtinës dhe Beogradit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat