Thimonier: Zgjedhja është Maqedonia Veriore ose Korea Veriore

Maqedonia

Thimonier: Zgjedhja është Maqedonia Veriore ose Korea Veriore

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 14:56
Christian Thimonier

Ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë, Christian Thimonier, sot theksoi se Maqedonia mund të dërgoj lajme të mira, sepse Maqedonia ka kapacitet për paqe dhe kompromis, si dhe deri më tani është gatshme që t’i kalojë të gjitha mitet dhe dhimbjet nga e kaluara.

“Mendoj se qytetarët e Maqedonisë tani kanë një mundësi, veçanërisht gjatë javës së ardhshme, dhe se është e gatshme të bëj lëshime të caktuara. Flas me qytetarët e Maqedonisë dhe e di se e gjithë kjo në përgjithësi nuk është krejt, por duhet të gjithë të mendojnë dhe për gjeneratat e ardhshme. Ndoshta jo drejtpërdrejt, por do ju them. Zgjedhja është Maqedonia Veriore ose Koreja Veriore. Duhet ta dini se çfarë të zgjidhni”, tha Thimonier në panel diskutimin “Reformat, referendumi dhe integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë”, në MPJ.

Ai shtoi se duhet të vazhdohet me reformat. “Në sekretariatin për çështje evropiane vërejmë se kjo do çdo ditë punë dhe di të them se qytetarët e Maqedonisë janë shumë të aftë në përgatitjen e teksteve, por shumë rëndë i zbatojnë në praktikë, por kjo ndodh me të gjithë dhe duhet të vazhdojë”, tha ambasadori francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat