Dënohet me 1000 euro eksperti i cili nuk erdhi në gjykim për lëndën e PSP-së

Maqedonia

Dënohet me 1000 euro eksperti i cili nuk erdhi në gjykim për lëndën e PSP-së

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 09:19
Ilustrim

Ekspertja Pavlina Stojanova duhet të paguajë 1000 euro, ndërsa 2000 Shoqëria për ekspertizë “Forernzik Ekspets DOO” për shkak se më herët nuk u paraqitën në seancën gjyqësore për rastin “Treqind”, konfirmojnë për “Makfax” nga Gjykata Penale në Shkup.
Ekspertja Stojanova është ekspert gjykate për punë materiale, financiare dhe kontabilitet, i angazhuar nga avokati i të akuzuarit.

“Bëhet fjalë për vendime të cilët janë pjesë e lëndës nga prokuroria e emëruar si “Treqind” me të cilën dënohet me gjobë në të holla personi juridik dhe eksperti për shkak të mos ardhjes së tyre në seancën e caktuar dëgjimore dhe për shkak të së cilës është anuluar seanca”, thonë nga Gjykata.

Stojanova dhe drejtuesi i Shoqërisë për ekspertizë kanë ngritur ankesë deri këshilli penal, e cila e ka konfirmuar vendimin e dënimit të tyre. Pastaj ato kanë ngritur ankesë edhe në Gjykatën e Apelit, të cilët deri më tani nuk kanë marr vendim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat