Petrov: Vendimi i Gjykatës Kushtetues do të forcojë qëndrimin për bojkot të referendumit

Maqedonia

Petrov: Vendimi i Gjykatës Kushtetues do të forcojë qëndrimin për bojkot të referendumit

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 13:51
Todor Petrov

Vendimi i Gjykatës Kushtetues për ne nuk është i pranueshëm, thotë Todor Petrov, kryetar i Kongresit Botëror Maqedonas, pasi me 7 vota “për” dhe dy “kundër” Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të vendimit të Kuvendit për caktimin e referendumit, njofton “Makfax”.

Sipas Petrov, hapur vërehet se ka shtohet presion mbi gjyqtarët.

“Gjyqtarët në debat ishin kontradiktorë. Ata hodhën poshtë debatin mbi marrëveshjen me Greqinë, por erdhën në përfundim se me pyetjen e referendumit nuk votohet për BE dhe NATO, por për marrëveshjen me Greqinë. Njëkohësisht, suspendohet referendumi i 8 shtatori të vitit 1981, ku populli me shumicë absolute votoi për pavarësinë e Maqedonisë pa shtesa dhe mbiemra. Gjyqi, për fat të keq, vlerësonte se BE nuk është as lidhje që për të cilën duhet të caktohet referendum”, tha Petrov.

Vendimi i gjyqit do ta forcoj vendimin e popullit, i cili do të bojkotojë më 30 shtator, vlerëson Petrov. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat