Ritet numri i turistëve të huaj në Maqedoni

Maqedonia

Ritet numri i turistëve të huaj në Maqedoni

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Republika e Maqedonisë këtë vit e vizituan 1.2 milionë turist të cilët sollën fitim prej 24 milionë denar.

Sipas të dhënave të Agjencisë për promovim dhe ndihmë të turizmit, vetëm në pjesën e parë për këtë vit ka shënuar rritje të të ardhurave të devizave nga turizmi për 26.5 për qind duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga muaji janar janë regjistruar 433 mijë turistë, çka është rritje për 16.4 për qind më shumë nga viti i kaluar.

Krejt kjo tregon rritjen e interesit të mysafirëve për Maqedoninë si destinacion turistik.

Nga Agjencia tregojnë se për rritjen e numrit të turistëve të huaj në vend ka ndikuar edhe aktiviteti i promovimit të ofertës turistike në disa mediume në Slloveni, Serbi, Kroaci, Shqipëri, Kosovë, Turqi, Poloni, Rumani, Estoni, Suedi, Izrael dhe Bullgari. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat