Frankfurter Allgemeine Zeitung: Të tregohet e vërteta, çka nëse nuk kalon referendumi?

Maqedonia

Frankfurter Allgemeine Zeitung: Të tregohet e vërteta, çka nëse nuk kalon referendumi?

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 09:55
Ilustrim

Nëse referendumin e caktuar, qytetarët e Maqedonisë e hedhin poshtë kompromisin e arritur për kontestin e emrit, hyrja e tyre në BE dhe NATO do të bllokohet për një periudhë të gjatë. Kjo është ajo që do Moska dhe për këtë haptazi po ndërhyn në Maqedoni, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

“Rusia nuk do të shqetësohet nga paralajmërimet e sekretar amerikan për mbrojtje James Mattis që të mos ndërhy në Maqedoni. Sepse për Moskën basti për këtë vend është shumë i madh nëse referendumi në fund të këtij muaji qytetarët e hedhin poshtë marrëveshjen e arritur me Greqinë për emrin, afrimi i mëtejshëm i Maqedonisë drejt NATO-s do të jetë e bllokuar për një periudhë të gjatë”, vlerëson analiza e gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, përcjell AIM.

Gazeta vlerëson se pas dështimit të përpjekjeve të Moskës për të penguar Malin e Zi, eventualisht një mos sukses i referendumit në Maqedoni do të thotë sukses për planet ruse, të ndalohet më tej zgjerimi i NATO-s në Ballkan.

“Nëse Moska në të njëjtën frymë, sikur para ndërrimit të Qeverisë në Shkup vitin e kaluar, e cila mbështeste qeverinë e atëhershme autoritare-nacionaliste në Maqedoni, e cila po përgatit frymë antiperëndimor dhe ta sjell vendin në izolim. Për këtë është e rëndësishme aktiviteti i Moskës që të jenë të emëruar me emrat e saj të vërtet. Por, është më e rëndësishme ajo që liderët politik të BE-së, duke kyçur edhe kancelares Merkel, që vizituan Maqedoninë javëve të fundit, janë përpjekur që tu hapin sytë qytetarëve të Maqedonisë për përfitimet e mëdha që do të kenë me zgjidhjen e kontestit të emrit”, vlerëson “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat