Nikolloski: I bëjmë thirrje qeverisë t’i publikojë amendamentet kushtetuese

Maqedonia

Nikolloski: I bëjmë thirrje qeverisë t’i publikojë amendamentet kushtetuese

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 21:02
Aleksandar Nikolloski

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski ishte në takim me qytetarët e Komunës së Kisella Vodës ku u bisedua për gjendjet aktuale lidhur me referendumin.

Sipas Nikolloskit qytetarët janë të shqetësuar për atë që ndodh, dhe ka rezistencë të madhe ndaj kësaj marrëveshje.

“Qytetarët, para se gjithash etnikisht maqedonas nuk e pranojnë, janë kundër ri-emërimit dhe ndryshimit të Kushtetutës, si dhe ndryshimi i identitetit kombëtar të maqedonasve. Në të njëjtën kohë hapet çështja se përse 10 dit deri në referendum Qeveria nuk i publikon amendamentet kushtetuese për shkak se pjesa kryesore e marrëveshjes janë Kushtetuta, ndryshimi i Preambulës, në nenet 3 dhe 49 si dhe gjithkund ku shkruan Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore”, thotë Nikolloski.

Ai publikisht pyet se përse qeveria nuk i publikon amendamentet dhe se cili është qëllimi i mos shpalljes së amendamenteve.

“Arsyetimi se do t’i përpunojnë pas mbajtjes së referendumit nuk mban, arsyetimi se duhet kohë gjithashtu nuk mban për shkak se bëhet fjalë për amendamente të shkurta. Mund të jetë ajo që e tha kryeministri Zaev, ndërsa ajo është se qytetarët do të frikësohet nëse i shohin amendamentet”, thotë Nikolloski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat