Zaev-Duncan: Mbështetje dhe guxim për referendum të suksesshëm

Maqedonia

Zaev-Duncan: Mbështetje dhe guxim për referendum të suksesshëm

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 13:27
Zaev-Duncan

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot u takua me Alan Duncan, Ministrin britanik për Evropë dhe Amerikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takimi u shpreh mbështetje për referendum të suksesshëm, si një mënyrë demokratike për të shprehur vullnetin qytetar. Ministri britanik Duncan mbështeti procesin e integrimit të Maqedonisë dhe inkurajoi vendin që të arrijë qëllimet e saja strategjike, gjë që është e rëndësishme për Maqedoninë, por edhe për të gjithë rajonin. Çdo vendim i vetëm për të bojkotuar referendumin është për bojkotim për të ardhmen vendit dhe i demokracisë, u konstatua në takim.

“Shumica e madhe e qytetarëve janë për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO, për shkak se do të sjell stabilitet dhe siguri në vend dhe në jetesë sipas standardit evropian. Unë jam i bindur se kjo do të pasqyrohet edhe në votimin për referendum. Pres që të gjithë subjektet politike në vend dhe individ të gjejnë forcë dhe t’i largojnë interesat politike dhe të sqarohen në referendum, në këtë moment historik për të ardhmen e vendit”, tha kryeministri Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat