Gazsjellësi nëpër Vodno për ekspertët është në vendin e duhur

Maqedonia

Gazsjellësi nëpër Vodno për ekspertët është në vendin e duhur

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 10:42
Ilustrim

Ndërtimi i gazsjellësit magjistral nga Shkupi drejt Gostivarit me aks drejt Tetovës nëpër Vodno, shkaktoi polemika të mëdha në opinion. Ekspertët dhe Qeveria konsiderojnë se po ndërtohet aty ku duhet, ndërsa organizatat joqeveritare, porosisin se me ndërtimin e gazsjellësit nëpër pyllin e Vodnos qytetit i hiqen mushkëritë.

Pas sugjerimeve të organizatave joqeveritare Qeveria dhe Resurset Energjetike të Maqedonisë (REM) pjesërisht e ndryshuan trasenë e gazsjellësit magjistral dhe prej 25 në 10 metra gjerësi e ulën brezin ku do të kalojë, me çka dukshëm u pakësua numri i drunjve që duhet të prehen në trasenë e gazsjellësit, njofton AIM.

Megjithatë, organizatat joqeveritare nuk dakordohen me ndryshimet dhe konsiderojnë se gazsjellësi duhet të shkojë përgjatë anës veriore të Shkupit, përkatësisht përgjatë Karadakut të Shkupit, e jo nëpër Vodno. Ata me mburojë të gjallë e penguan vazhdimin e ndërtimit të gazsjellësit.

Me qëllim që të tejkalohet gjendja dhe për zgjidhje të mospajtimeve në Qytetin e Shkupit u mbajt debat publik ku qëndrimet e veta i paraqitën të gjithë të interesuarit për ndërtimin e gazsjellësit në Vodno, përkatësisht Qeveria, REM dhe opinioni i ekspertëve nga njëra anë dhe organizatat joqeveritare nga ana tjetër. Debati nuk dha rezultate konkrete, për ç’arsye u caktua debat i ri që duhet të mbahet në organizim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Goce Burzevski, ish-udhëheqës në GAMA, i angazhuar për marrëdhënie pronësore juridike dhe eksproprijime gjatë ndërtimit të gazsjellësit magjistral nga Kriva Pallanka deri në Shkup thotë se gazsjellësi sipas rregullit, por ndërtohet jashtë vendbanimeve, me ç’rast po mbahet llogari sa të jetë e mundur të evitohen fushat dhe të mbjellat.

Siç thonë nga Ministria e Transportit, në pajtim me të gjitha studimet, analizat, si dhe vlerësimet e ekspertëve, traseja përmes Vodnos është më optimalja, ndërsa ky projekt strategjik duhet të vazhdojë. Nevojitet zhbllokim i punëve, është duke u bërë tjetërsimi i tokës, ndërsa operativa ndërtimore ka kapacitet për t’i realizuar punët e realizuara. Për gazifikimin janë alokuar 1,984 miliardë denarë, ndërsa janë realizuar 8,6 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat