Popovski: Qeveria e Maqedonisë ka miratuar para një viti ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele

Maqedonia

Popovski: Qeveria e Maqedonisë ka miratuar para një viti ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 21:58
Robert Popovski

Ministri përgjegjës për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Robert Popovski u takua sot me përfaqësuesin e OSBE-së për lirinë e mediave Harlem Desire, i shoqëruar nga shefi i sapoemëruar i Misionit të OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Clemens Koja.

Ministri Popovski theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në afatin e paraparë, në përputhje me prioritetet urgjente të reformës së Planit 3-6-9, i miratoi ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele një vit më parë dhe i dorëzoi ato në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lidhur me rregullimin e hapësirës online të medias Popovski tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë po ndjek praktikat më të mira evropiane në këtë fushë dhe se, përveç kësaj, kjo pikëpamje është marrë pas konsultimeve të gjera dhe të hollësishme me organizatat e komunitetit të mediave në vend, si në drejtimin që hapësira e internetit duhet të mbetet e lirë.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desire, shprehu kënaqësinë në dhënien e mundësisë për të biseduar me Popovskin për reformat në media dhe theksoi angazhimin e OSBE-së për të qëndruar në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në zbatimin e këtyre reformave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat