Zaev-Trenta: Anëtarësimi në NATO jep siguri, stabilitet dhe ardhmëri për të gjithë

Maqedonia

Zaev-Trenta: Anëtarësimi në NATO jep siguri, stabilitet dhe ardhmëri për të gjithë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 21:35
Zaev-Trenta

Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me Ministren për Mbrojtje të Italisë, Elsizabeta Trenta, në të cilën u diskutua për referendumin e caktuar dhe anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve.

Siç njoftojnë nga konferenca për shtyp të Qeverisë, ministrja Trenta e ka përshëndetur entuziazmin e kryeministrit Zaev dhe shtoi se ka ardhur në Maqedoni që ta tregoj mbështetjen e Italisë për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë dhe të jap ndihmë nëse është e nevojshme.

Ajo gjithashtu shtoi se referendumi është i rëndësishëm për qytetarët e Maqedonisë, por edhe për të gjithë miqtë tjerë të cilët e mbështesin vendin dhe përpjekjet e saj për anëtarësim në BE dhe NATO.

Kryeministri Zoran Zaev përsëriti përpjekjet dhe vullnetin politik të Qeverisë aktuale për vazhdimin e reformave kyçe dhe forcimin e qeverisjes të së drejtës, dhe luftës kundër korrupsionit, reformat të sigurisë dhe zhvillimit dhe reformat në administratën publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat