Mattis pritet me “fshesë” në Maqedoni

Maqedonia

Mattis pritet me “fshesë” në Maqedoni

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 15:00
Autoritetet maqedonase u gjenden të papërgatitura

Gjatë arritjes së sotme të sekretarit amerikan të mbrojtjes, Xhejms Matis në Maqedoni, në aeroport autoritetet maqedonase u gjenden të papërgatitura.

Menjëherë pas aterrimit dhe pas krijimit të kushteve Matis zbriti nga aeroplani, ndërsa nga incizimet vërehet se delegacioni qeveritar nuk ishte askund, por shihen ushtarët duke shtruar qilimin e kuq dhe duke e pastruar me fshesë të njëjtin.

Pas një kohe të shkurtër arriti edhe delegacioni i kryesuar nga zv. kryeministrja dhe njëherit ministre e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Ky nuk është skandali i parë i qeverisë aktuale, kohë më parë gjatë pritjes solemne të kancelarit austriak Kurc, u ngatërrua flamuri i Austrisë me atë të Lituanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat